Sport
Gashi përballë yjeve botërorë
28-vjeçari konkurron me emra si Kaka, Andrea Pirlo, Didier Drogba, David Villa, Sebastian Giovinco apo Giovani Dos Santos
Shkëlzen Gashi ka lënë gjurmë në futbollin amerikan dhe ka qenë në garë për disa çmime në futbollin amerikan. Ai ishte shumë i adhuruar nga tifozët, derisa u veçua edhe për golat e bukur.
Sulmuesi shqiptar i Colorado Rapids është mes 16 kandidatëve për çmimin e lojtarit që ka shkëlqyer në mediat sociale për sezonin që lamë pas në ligën amerikane të futbollit (MLS).
28-vjeçari konkurron me emra si Kaka, Andrea Pirlo, Didier Drogba, David Villa, Sebastian Giovinco apo Giovani Dos Santos, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti i Kombëtares kuqezi është drejt kualifikimit në fazën e dytë, pasi ka marrë rreth 60 për qind të votave të publikut në internet përballë Daks MekKartit të New York Red Bullit.
Kampionati amerikan tani është në pushim, derisa sulmuesi shqiptar po pushon në Kosovë.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











