Sport
Gashi motivon Coloradon
“Më mirë të humbësh një herë 5:1 sesa pesë herë 1:0. Ne duhet dhe do të reagojmë. Urime NYCFC dhe Frank Lampard”, shkruan Gashi në “Twitter”
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi bëhet sërish protagonist me skuadrën e tij në SHBA, por këtë herë jo në fushën e blertë, shkruan albinfo.ch.
Një koment i publikuar nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit në “Twitter”, është publikuar më pas nga faqja zyrtare e Colorado Rapids në rrjetin social “Facebook”, si shenjë motivim pas humbjes në fundjavë ndaj New York City.
Colorado Rapids humbi me rezultatin e thellë 5:1, ndeshje në të cilën Gashi shënoi golin e nderit në minutën e 92-të.
“Më mirë të humbësh një herë 5:1 sesa pesë herë 1:0. Ne duhet dhe do të reagojmë. Urime NYCFC dhe Frank Lampard”, shkruan Gashi në “Twitter”, duke postuar edhe fanellën me numrin 8 të Lampard. Ndërsa komenti i tij është publikuar edhe në faqen e klubit.
Colorado Rapids ndodhet në vendin e dytë me 38 pikë në Ligën Perëndimore, ndërkohë që New York City kryeson atë Lindore me 36 pikë. Skuadra e New York Cityt ka në përbërjen e saj dy yje të futbollit si Andrea Pirlo dhe Frank Lampard.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të... -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









