E-Diaspora
Garazhi “Rexhepi” dhe pasioni i shqiptarëve për “felgat”
Ekrem Rexhepi kishte filluar punën si ndihmës mekaniku në një garazh të një zvicerani, për të kaluar si mekanik pavarur i gomave dhe “felgave”, nga viti 2006
Merenschwand është një fshat me mbi 3 mijë banorë në Kantonin Aargau. Fshati 30 minuta larg Cyrihut numëron vetëm 10 për qind të huaj, shumica prej tyre shqiptarë.
Aty në fillim të fshatit të bie në sy një garazh për servisimin e automjeteve, me emrin “Pneuhaus Rexhepi GmbH”.
Banorëve lokal nuk u pengon emri e as origjina e kosovarit Ekrem Rexhepi, i cili e kishte hapur garazhin para dy viteve në objektin e ri ndërsa po shënon dhjetë vjetorin e kësaj veprimtarie në Zvicër.
51 vjecari me origjinë nga Malisheva e Gjilanit kishte migruar në vitin 1985 në Zvicër. Fillimisht në Bernë, deri në vitin 2000, ndërsa tani në këtë fshat të kantonit Aargau.
Kishte filluar punën si ndihmës mekaniku në një garazh të një zvicerani, për të kaluar si mekanik pavarur i gomave dhe “felgave”, nga viti 2006.
Gomat e para i kishte montuar në një veturë të një bashkëqytetari nga Gjilani.
”E mbaj mend që ishte një veturë BMW e zezë. Atëherë çmimet ishin më të larta. Nëse i krahasojmë me ato të para dhjetë viteve, tani çmimet janë 40 për qind më lirë”, thotë Rexhepi, të cilin e intervistuam në ditën kur po festonte ditëlindjen e tij të 51-të.
Edhe i biri në hapat e të atit
Këtë sukses ai thotë ta ketë arritur ngase e kishte si objektiv të kamotshëm. “Kur njeriu në Zvicër e ka një qëllim, ai është gjithmonë i realizueshëm. Kuptohet, me sakrificë dhe punë, duke i mbajtur madje dy vende pune në të njëjtën kohë. Por edhe me korrektësinë ndaj klientëve të cilët janë ndarë të kënaqur me punën dhe me çmimet”.
Prej katër vitesh Besari është dora e djathtë e tij në garazhën Rexhepi në Merenschwand. Me gjithë dëshirën e prindërve të bëj një shkollë tjetër ai kishte insistuar të bëhet mekanik.
Pasi kishte përfunduar zanatin, Besari tashmë po përfundon edhe shkollimin e tij si mekanik profesionist ndërsa babai I tij Ekremi prej fëmijërisë i donte veturat. Madje, siç e thotë ai në fshatin Malishevë prej nga e ka origjinën kanë qenë të parët që kanë poseduar një veturë, te ashtuquajturat “Fiça”.
Gomat janë më të rëndësishme për një vozitje të sigurt
Çfarë duhet të bëjmë që të kujdesemi për gomat tona, automjetin tonë dhe jetët tona, na tregon Ekrem Rexhepi.
Sa i përket sigurisë, të rinjtë në Zvicër janë shumë më pak të kujdesshëm në mirëmbajtjen e gomave. “Të rinjtë merren më shumë me pamjen e veturës se sa me sigurinë. Investojnë më shumë në felga sesa në goma. Do të thotë interesohen më shumë për hijeshinë e veturës së tyre se sa të merren me gomat e cilësisë së lartë”, thotë Ekrem Rexhepi për albinfo.ch.
Të rinjtë këtu kanë mundësi dhe kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes me veturën e tyre. Por luksi në felga është edhe i kushtueshëm.
“Këshilla ime për prindërit është që në rregull, le t`i bëjnë fëmijëve të tyre dhuratë një veturë por ajo veturë le të jetë normale e jo e shtrenjtë edhe e shpejtë. Le të llogarisë çdo prind rrezikun nga veturat e shpejta dhe të rrezikshme që mund t’i humbin fëmijët e tyre. Vetura e parë e djalit ka qenë një golf 2“, thekson Ekrem Rexhepi.
Valdrini një 20 vjeçar po e servisonte veturën e tij BMW M3 në garazhin “Rexhepi”.
Ai nuk e fsheh pasionin ndaj veturave të shpejta. „Nëse jemi në tunel, e hapim dritaren dhe e shkelim gazin për të qenë në qendër të vëmendjes“, tregon Valdrini.
Felgat sipas markave të njohura kapin vlerën deri 7-8 mijë franga.
Të rinjve u interesojnë felgat e shtrenjta…
“Vendosja e felgave bëhet në bazë të ligjit përndryshe nuk regjistrohen në librezën të veturës”, tregon Rexhepi.
“Kërkesat më të mëdha të rinjve në Zvicër janë zbukurimi i veturës me felga të shtrenjta, “auspuh”-u i zhurmshëm dhe lëshimi i veturës gati për toke”, thotë Rexhepi, i cili njëherësh është edhe shofer i autobusit në linjat e qytetit, në Zug.
Ai thotë se i mban me dëshirë dy vendet e punës. “E veçanta e kësaj pune është kontakti me njerëzit dhe kuptohet edhe përgjegjësia më e madhe”.
Ai thotë se kur ishte punësuar para 10 viteve i ka numëruar me gishta shqiptarët që punonin në këtë profesion ndërsa tani janë me dhjetëra shoferë autobusësh.
“Në Zvicër, në komunikacion koha matet me sekonda. Transporti publik është më shumë se i saktë dhe i përpiktë në Zvicër. Më ka ndodhur shumë rrallë të vonohem në linjat e qytetit.
Ekremi në fund thotë se gjithë këtë sukses ia atribuon familjes ndërsa tregon se i ka pasion edhe veturat e vjetra, oldtimer. Ai posedon dy vetura të tilla: Mazda 616 e vitit 1974 dhe Mercedes 250 e vitit 1971.
Shkrimi i sponzorizuar
E-Diaspora
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga Zyra e prokurorit publik të Basel-Landschaft ka përfunduar hetimin penal kundër tre personave me shtetësi shqiptare,...
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
-
U shënua 35 vjetori i Pajtimit të Gjaqeve, një lëvizje që bëri historinë
-
Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali: Si do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë dhe italianë?
-
Video
Sopranoja shqiptare Ana Naqe mahnit në Bruksel me rolin kryesor në operën “Bovary”
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo? Nga punëtorët e BE-së te refugjatët, popullsia migrante e Austrisë ka rezultate të përziera kur bëhet...
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën
-
Çfarë është një licencë e rregulluar biznesi në Austri dhe kujt i duhet?