Lajme
Gara pë Senatin amerikan, demokratët prijnë pas fitores në Nevada
Demokratët do të kenë kontrollin e shumicës së Senatit amerikan, pasi fituan një garë të rëndësishme në shtetin e Nevadës.
Senatorja Catherine Cortez Masto parashikohet të mposhtë sfiduesin republikan Adam Laxalt, i cili u mbështet nga ish-presidenti Donald Trump.
Udhëheqësi i shumicës demokratike në Senat, Chuck Schumer, tha se rezultatet treguan se populli amerikan kishte hedhur poshtë atë që ai e quajti “retorikë të dhunshme” të Partisë Republikane, raportojnë mediat amerikane, përcjell Albinfo.ch.
Demokratët do të kenë tani 50 vende në Senat, ndërsa republikanët aktualisht me 49.
Gjeorgjia do të kalojë në balotazh në dhjetor. Në rast se Senati ndahet në mënyrë të barabartë midis dy partive, zëvendëspresidentja Kamala Harris e ka votën vendimtare.
Republikanët ende mund të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, pasi votat vazhdojnë të numërohen nga një pjesë e vogël e zonave pas zgjedhjeve të së martës.
Nëse republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve, ata mund të pengojnë një pjesë të madhe të agjendës së Bidenit.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











