Lajme
Gabimi njerëzor që shkatërroi 15 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit
15 milionë doza të vaksinës Johnson & Johnson kundër Covid-19 u shkatërruan si pasojë e një gabimi njerëzor.
Kompania sqaron se dozat u shkatërruan nga një përzierje e përbërësve në një fabrikë prodhimi në Baltimore. Po ashtu, sqarohet se me vaksinat që janë dorëzuar tashmë dhe që u prodhuan në Holandë, nuk ka asnjë problem, transmeton CNN, përcjell Albinfo.ch.
Gabimi mund të vonojë dërgesat e ardhshme të kësaj vaksine dhe dhjetëra miliona doza që ishin menduar të dërgoheshin në prill, me shumë gjasë nuk do të mund të dërgohen më në afatin e përcaktuar.
Fabrika e prodhimit, e drejtuar nga Emergent BioSolutions, mori 628 milionë dollarë nga administrata Trump vitin e kaluar për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit të vaksinave. Ajo ishte ende në pritje të autorizimit të FDA për linjat e saj të prodhimit të vaksinave Johnson & Johnson, dhe ky gabim i madh ka të ngjarë ta vonojë atë më tej.
Vaksina Johnson & Johnson funksionon vetëm më një dozë dhe mund të ruhet në frigoriferë të zakonshëm.
Rezultatet nga provat e kryera në SHBA, Afrikën e Jugut dhe Brazil treguan se vaksina ishte mbi 85% efektive në parandalimin e simptomave të rënda të sëmundjes dhe 66% efektive në përgjithësi kur përfshiheshin raste të moderuara.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









