Sport
Futbollisti padit klubin, pasi nuk ia siguroi lejen e punës
Ervin Kurti ka kërkuar që klubi të paguajë tarifën prej 280 euro, si dhe pagesat për pagat që nuk i janë paguar
Një futbollist shqiptar ka paraqitur një protestë gjyqësore kundër skuadrës nga Malta, Gudja United, duke pretenduar se nuk kishin aplikuar për lejen e tij të punës, kanë bërë të ditur mediat malteze.
Protesta është paraqitur në sallën e parë të Gjykatës Civile nga avokati Malcolm Mifsud kundër George Grech dhe Gordon Grech, si përfaqësues të klubit.
Futbollisti Ervin Kurti kishte mbërritur në Maltë më 27 qershor të vitit të kaluar për t’u bashkuar me klubin e futbollit dhe ishte stërvitur një vit me këtë skuadër.
Kur ai kishte nënshkruar kontratën me klubin e tij, Kurtit i është kërkuar që të paguajë një tarifë prej 280 euro nga drejtuesit e klubit për të kërkuar lejen e punës.
Ai pohon se pasi punësimi i tij ishte ndërprerë për shkak të një dëmtimi të rëndë kokë që pësoi në korrik të këtij viti gjatë një seance stërvitje, ai u detyrua të largohet nga vendi për shkak se klubi nuk kishte arritur të merrte lejen e punës.
Kurti ka kërkuar që klubi të paguajë tarifën prej 280 euro, si dhe kompensimin për pagat që nuk i janë paguar.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










