E-Diaspora
Futbollisti dëbohet nga Gjermania pas 20 vjetësh
Mentor Latifi është dëbuar nga Gjermania pas 20 vjetësh. Atij iu bë e ditur se do të duhet të largohet nga Gjermania, pasi Kosova llogaritet vend i sigurt

Edhe pse ishte i integruar dhe nuk bëri asnjë problem, Mentor Latifi është dëbuar nga Gjermania pas 20 vjetësh qëndrimi, shkruan ‘torgranate.de’.
Ai ka luajtur në disa klube si KSV Baunatal, OSC Vellmar, KSV Hessen Kassel dhe FSC Lohfelden. Në 301 ndeshje, ai kishte shënuar 18 gola, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, ndeshjen e 302-të nuk do të mund ta zhvillojë në Gjermani, pasi autoritetet kanë vendosur që ta dëbojnë pas 20 vjetësh qëndrimi. Latifi kishte luajtur si qendërmbrojtës.
Takimi i fundit ishte mjaft special dhe emocional. “Ishte një lamtumirë me lot, Mentori ishte një qendërmbrojtës mjaft i rëndësishëm për skuadrën tonë”, deklaroi trajner Otmar Velte.
Edhe shokët e skuadrës me anë të një fotoje në “Facebook” e kanë përshëndetur futbollistin shqiptar. “Edhe pse do të largohesh ne gjithmonë do të kujtojmë dhe të urojmë suksese”.
Atij iu bë e ditur se do të duhet të largohet nga Gjermania, pasi Kosova llogaritet vend i sigurt.
Për festat e fundvitit ai do të jetë në Francë, në St. Louis, ku ndodhen përkohësisht prindërit e tij, derisa më pas do të transferohet në Zvicër, së bashku me gruan e tij.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor