Shkurt.ch
Fushatë gjithevropiane kundër “Sextorsion”-it, shantazhit me fotografi intime
Detyrimi seksual dhe shantazhi përmes internetit përbëjnë krime. Autorët e këtyre krimeve ndiqen nga ligji dhe dënohen
Ne po bëhemi gjithnjë më shumë pjesë e botës online dhe me këtë edhe jeta jonë dhe dashuria po sillet në këtë ambient. Lidhje e një miqësie të re përmes internetit sot nuk është më diçka e rrallë. Këtë e dinë edhe cyber-kriminelët dhe pedofilët kështu që edhe e shfrytëzojnë këtë. Kini kujdes, veproni në internet në mënyrë racionale: mos lejoni të ju shantazhojnë me fotografi ose video intime, thuhet në një komunikatë të Policsë Federale të Zvicrës..
Cyber-kriminelët ju paraqiten si të njohur të rinj, për të siguruar para ose të mira të tjera. Shpesh edhe në mënyrë të organizuar, merr kontakt përmes rrjeteve sociale dhe duke treguar interesim për viktimën, kërkon fotografi ose video nga ai/ajo, shkruan albinfo.ch. Sapo të jenë dërguar ato fotografi ose video, vjen kërcënimi: në rast se nuk paguan, materiali në fjalë do të dërgohet në adresë të të njohurve ose të punëdhënësit.
Shprehja “Sextorsion” përbëhet nga fjala “sex” dhe fjala angleze për shantazhin, që quhet “extorsion”.
Shantazhi me fotografi intime nuk është raritet as në Zvicër. Policia Federale (Fedpol) gjatë vitit të kaluar ka marrë 161 njoftime nga viktimat e kësaj dukurie. Ndërsa shifra e panjohur lidhur me këtë delikt duhet të jetë shumë më e lartë pasi që shumë nga viktimat kanë turp ta denoncojnë.
Por nuk duhet të kenë turp. Detyrimi seksual dhe shantazhi përmes internetit përbëjnë krime. Autorët e këtyre krimeve ndiqen nga ligji dhe dënohen, shkruan albinfo.ch. Në veçanti nevojitet kujdes te të rinjtë dhe fëmijët. Kjo për faktin se jo pak pedofilë luajnë rolin e moshatarit/es për të siguruar në këtë mënyrë material të pornografisë me fëmijë.
Autoriteti policor i Evropës, Europol emeton sot një videofilm i cili tregon në mënyrë mbresëlënëse se si kriminelët në dy raste të ndryshme, fillimisht ndërtojnë besimin e viktimës dhe pastaj me fotografitë e tyre intime shantazhojnë dhe kërcënojnë viktimën në mënyrë të paturpshme.
Për këtë arsye autorët e fushatë kundër sextorsion-it porosisin: ta keni gjithmonë parasysh se njerëzit që ju kontaktojnë në internet mund të mos jenë ata që paraqiten. Në rastet kur bëheni viktimë e sextorsionit, ndërpriteni chat-in dhe mos këmbeni më asgjë. Dhe, ajo që ka më shumë rëndësi: edhe nëse krimineli thotë se në rast se i dorëzon paratë e kërkuara do të rregullohet gjithçka, mos besoni, pra mos paguani para! Në vend të kësaj kërkoni ndihmë. Ruani komunikimin dhe fotografitë në mënyrë që ta ndihmoni policinë në punën e saj. Bëni padi në policinë e qytetit ose të kantonit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










