CH-Ballkani
FSK dhe ushtria e Shqipërisë stërviten së bashku
Në Ushtrimin Fushor Ndërkombëtarë “Shqiponja 6” morën pjesë me njësi ushtarake; Garda Kombëtare e Ajovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Maqedonia dhe Republika e Shqipërisë, kontingjentet e të cilave u atashuan në njësitë e FSK-së
Ka përfunduar me suksese Ushtrimi fushor ndërkombëtar “Shqiponja6” i organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës ku pjesëmarrës ishin edhe ushtritë e pesë shteteve tjera.
Ky ushtrim është mbajtur në Kastriot, Batllavë dhe Koliq.
Në Ushtrimin Fushor Ndërkombëtarë “Shqiponja 6” morën pjesë me njësi ushtarake; Garda Kombëtare e Ajovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Maqedonia dhe Republika e Shqipërisë, kontingjentet e të cilave u atashuan në njësitë e FSK-së, përcjell albinfo.ch.
Pastaj Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.
Në ushtrimin fushor ndërkombëtarë “Shqiponja 6’’ gjatë dy javëve sa zgjati ushtrimi morën pjesë; gjithsej 1167 ushtarak me mbi 147 automjete.
“Stërvitja ‘Shqiponja6’ në Kosovë konfirmoi jo vetëm aftësitë dhe kapacitetet e Policisë sonë Ushtarake, prej vitesh të angazhuar në operacione brenda e jashtë vendit, por edhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila tregoi se është e aftë për të marrë përgjegjësi të reja”, thekson ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











