Lajme
Fshati i njohur në botë, ku pothuajse secili banor ka shitur njërën veshkë
Fshati Hokse në Nepal ka një histori unike dhe jashtëzakonisht tragjike, vendi ku pothuajse çdo anëtar i familjes ka shitur një veshkë
Ndryshe njihet si Lugina e Veshkave, sepse pothuajse dikush nga çdo familje ka shitur një veshkë.
“Është e pamundur të numërosh se sa e kanë bërë këtë. Kudo, ky fshat, ai fshat, shumë njerëz kanë shitur veshkat e tyre”, tregon Kanncha, banor i fshatit.
Agjentë të ndryshëm e kanë vizituar zonën prej vitesh, duke i bindur njerëzit të heqin dorë nga njëri organ, pavarësisht se është e paligjshme.
Vendasit po ndihen të mashtruar e të shfrytëzuar, pasi shumë prej tyre pretendojnë se u është thënë se veshkat e tyre do të ripërtërihen.
E disa kanë vdekur si pasojë e intervenimit në trupat e tyre.
Dhe tani në mënyrë tragjike, varfëria po nxit një tjetër krizë shëndetësore në Nepal, shkruan skynews.
Disa vite më parë, Suman 31 vjeç, ishe aq i thyer financiarisht dhe emocionalisht, sa mendoi t’i jepte fund jetës së tij.
Ai ndjeu se nuk kishte tjetër alternativë veçse të udhëtonte për në Indi për ta shitur veshkën. Ky proces torturues i është paguar 3,000 paund (rreth 3,500 euro).
“U ndjeva i dobët dhe e humba vetëdijen. Kur u zgjova, më dhimbte shumë. Tani nuk mund të punoj dhe i them kujtdo që mundem të mos e shesë veshkën”, tha Suman.
Ndryshe, trafikimi i organeve mbetet një shqetësim i madh në Indi. Kjo pasi mungesa e donatorëve ka shkaktuar krijimin e një tregu të zi.
Edhe pse banorët e Hokses këmbëngulin se askush më nuk i shet veshkat, disa ende ndërmarrin rreziqe ekstreme për të përmirësuar jetën e tyre.
E ndërsa disa vende si Katari kanë reduktuar orët që njerëzit mund të punojnë në diell, vuajtjet e nepalezëve nuk kanë të ndalur.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












