Turizëm
Fshati antik, ndër më të bukurit në Shqipëri
Vunoi gjithashtu ju lejon të provoni një përvojë të jashtëzakonshme autentike dhe lokale
I ndodhur në kodrat përgjatë rivierës shqiptare, midis qytetit të Himarës dhe kanioneve të Ilias, shtrihet fshati antik i Vunoit, një nga fshatrat më të bukur në Shqipëri.
Kështu shkruan gazetarja italiane Francesca Masotti në blogun e saj “Letters from Balcan”, duke i kushtuar një tjetër shkrim potencialeve turistike e kulturore të Shqipërisë si ftesë për turistët e huaj.
Vunoi, megjithëse nuk ka plazhin e vet si të tjerët përgjatë bregdetit (por mos u shqetësoni: në afërsi të menjëhershme, ka disa nga plazhet më të bukura në vend, përfshirë Jalën), është magjepsës dhe tërheq vizitorin me imazhin e tij retro.
Vunoi është i ndarë në dy zona: ajo e larta, e karakterizuar nga shtëpi të bukura të bardha me dyer shumëngjyrëshe dhe ajo e ulët, ku ndodhen kishat e lashta ortodokse, të cilat dy vjet më parë pritën edicionin e dytë të festivalit South Outdoor, ngjarjen më të lezetshme të pranverës të Shqipërisë që çon në zbulimin e fshatrave të rivierës dhe ju lejon të kryeni aktivitete të shumta në natyrë, transmeton ATSH.
Vunoi gjithashtu ju lejon të provoni një përvojë të jashtëzakonshme autentike dhe lokale. Këshilla ime, në të vërtetë, pasi të vizitoni të dyja zonat, është të ndaleni në lokalin e vogël në sheshin kryesor të Vunoit (që ndodhet përballë me rrugën) dhe të pini një kafe, përcjell albinfo.ch.
Më mirë në perëndim të diellit, kur dielli fillon të zbehet në tone të ngrohta dhe ngadalë, dritat shtohen.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













