Sport
Frederik Veseli në Empoli
Frederik Veseli bëhet lojtari i tretë i Kombëtares që transferohet nga Superliga zvicerane në Serinë A gjatë vitit 2016. Para tij u transferuan Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshiti
Një tjetër shqiptar transferohet në Serinë A. Frederik Veseli do t’i bashkohet skuadrës së Empolit për sezonin e ri të kampionatit italian të futbollit, shkruan albinfo.ch.
23-vjeçari që u largua nga zviceranët e Luganos, gjeti marrëveshjen me drejtuesit e klubit toskan, për kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi edhe për dy vjet të tjerë.
Veseli do të hedhë zyrtarisht firmën në kontratë, menjëherë pasi të përfundojë vizitat mjekësore. Me këtë transferim, futbollisti i lindur në Renens të Zvicrës, por që zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, rikthehet në nivele të larta, pasi në fillimet e karrierës ishte pjesë e Manchester Cityt dhe Manchester United.
Veseli bëhet lojtari i tretë i Kombëtares që transferohet nga Superliga zvicerane në Serinë A gjatë vitit 2016. Përpara tij, këtë rrugë e ndërmorën Arlind Ajeti fillimisht te Frosinone dhe tashmë te Torino dhe Berat Gjimshiti te Atalanta.
Ndërkaq Veseli bëhet lojtari i tetë kuqezi që në sezonin e ri do të militojnë në elitën e futbollit italian, me koloninë shqiptare që përbëhet edhe nga Elseid Hysaj te Napoli, portierët Etrit Berisha dhe Tomas Strakosha te Lazio, si edhe Ledian Memushaj e Rey Manaj te Pescar
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









