Kosova
Francezi, i gatshëm të investojë në Kosovë
Investitori francez prezantoi brendin e tij të veshjeve sportive “Newline” ku punonte tash e shumë vite, madje ky brend është i njohur në shumë vende të Evropës, Amerikë dhe Kanada
Për lidhjen e investitorëve francez në bashkëpunim me investitorët kosovarë, është mbajtur një takim në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës.
Francezi Marc Pomarat me bashkëpunëtorët e tij në takim e priti kryetari i OAK, Skënder Krasniqi, i cili i falënderoi për vizitën si dhe për zgjedhjen e Kosovës si vend potencial për të investuar, njofton Klan Kosova.
Investitori francez prezantoi brendin e tij të veshjeve sportive “Newline” ku punonte tash e shumë vite, madje ky brend është i njohur në shumë vende të Evropës, Amerikë dhe Kanada, përcjell albinfo.ch.
Ramush Ashani theksoi që investimet e tij të jenë të drejtuara në Kosovë, duke theksuar që brendi i ri sportiv do të jetë “Made in Kosova” dhe do të jetë i pranishëm në shumë tregje botërore.
Ndërsa, anëtari i bordit të OAK, Hamdi Malushaj theksoi se në Kosovë ka mjaft hapësirë për bashkëpunim dhe investim. Gjithashtu prodhuesit janë të privilegjuar dhe kanë shumë lehtësira në të bërit biznes theksoi më tutje Malushaj.
Në fund të takimit të dy palët u pajtuan që ka hapësirë për bashkëpunim dhe investim në Kosovë, andaj OAK shprehu gatishmërinë për të mbështetur investitorët francez dhe ndërlidhjen me investitorët nga Kosova.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












