Sport
Francezët nuk nënçmojnë Shqipërinë
“Ne jemi Franca dhe gjithmonë luftojmë për vendin e parë në grup. Por, është gjithashtu e vërtetë që duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe për momentin vëmendja jonë është vetëm te Shqipëria”, ka thënë Matuidi
Të mërkurën Shqipëria do të zhvillojë ndeshjen e dytë në “Euro 2016” dhe këtë herë do të jetë përballë organizatorëve të Francës. Një ndeshje mjaft e vështirë për kuqezinjtë, të cilët u mposhtën në takimin e parë 1:0 nga Zvicra, ndërsa francezët arritën të fitojnë 2:1 ndaj Rumanisë, shkruan albinfo.ch.
Dy ditë para këtij takimi mjaft të rëndësishëm për të dyja kombëtaret, dy lojtarët francezë Blaise Matuidi dhe Moussa Sissoko kanë folur për sfidën duke e cilësuar atë si vendimtare për kombëtaren e tyre dhe mjaft delikate.
“Ne jemi Franca dhe gjithmonë luftojmë për vendin e parë në grup. Por, është gjithashtu e vërtetë që duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe për momentin vëmendja jonë është vetëm të Shqipëria. Ata na kanë hapur shumë probleme në dy sfidat miqësore që kemi zhvilluar ndaj tyre”, u shpreh Matuidi, duke shtuar: “Duhet të tregohemi të vëmendshëm sepse shqiptarët janë shumë të rrezikshëm sidomos kur bëhet fjalë për goditjet standarde. Për ne mbi të gjitha është ndeshja ndaj Shqipërisë, pastaj do të mendojmë për Zvicrën. Për t’u renditur të parët në grup duhet të fitojmë të mërkurën në Marsejë”.
Ndërkohë mesfushori i Newcastle United, Moussa Sissoko u shpreh se Franca ka mësuar nga gabimet e së kaluarës në ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe këtë herë do të përpiqet, të mos ketë të njëjtin fat kur të përballet me kuqezinjtë e Gianni De Biasit
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











