Lajme
Franca zyrtarisht heq detyrimin e vaksinës dhe maskës
Zyrtarisht tani më Franca ka hequr kufizimet kryesore shëndetësore, që nga leja e vaksinimit dhe detyrimi për të mbajtur maska brenda, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të thotë se nga sot në ambientet e mbyllura (përfshirë shkolla, kinema, teatro, restorante, dyqane dhe supermarkete) nuk ka më detyrim të maskës dhe certifikatës së gjelbër për akses në to.
Apelet për kujdes mbeten, veçanërisht për personat më vulnerabël dhe të moshuarit, me disa përjashtime: maska mbetet e detyrueshme në transportin publik dhe në spitale. Për më tepër, punëdhënësit mund të vendosin në mënyrë të pavarur t’ua imponojnë atë punonjësve të tyre.
Ditët e fundit, numri i rasteve pozitive në Francë ka shënuar një rikuperim, me një mesatare prej 65,250 raste në javë, krahasuar me 50,646 në shtatë ditët e mëparshme. Një rritje që, megjithatë, nuk duket se ka jehuar në spitale deri më tani. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane Kosova dhe Gjermania bashkëpunojnë për dy ekstradime ndërkombëtare... -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












