Lajme
Franca shënon rritjen më të shpejtë ekonomike në 52 vjet
Ministri i Financave, Bruno Le Maire: Ekonomia jonë po rimëkëmbet në mënyrë spektakulare
Shteti francez ka shënuar gjatë vititit të kaluar rritjen më të madhe ekonomike në 52 vjet. Ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës u rrit me 7%, më shpejt sa nga ishte parashikuar nga ekspertët. Fundi më i mirë se sa pritej i vitit solli këtë rritje të madhe ekonomike, e cila nuk ishte parë prej kohësh që nga viti 1969.
Më 2020 ekonomia franceze u tkurr me 8% për shkak të situatës pandemike në vend dhe masave të rrepta që mori Qeveria franceze në përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19.
“Ekonomia franceze është rimëkëmbur në mënyrë spektakulare, duke lënë pas krizën ekonomike”, tha ministri i Financave, Bruno Le Maire, për televizionin “France 2”. “Ka ende disa sektorë që kanë probleme, si turizmi dhe hoteleria, por shumica po rikuperohen shumë shpejt dhe kjo po krijon vende të reja pune“, shtoi më tej ai.
Sipas Bankës Qendrore, ndikimi i valës aktuale të Covid -19 do të jetë minimal për ekonominë, pasi vendi po përshtatet për të jetuar me virusin.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












