Lajme
Deputetja franceze: Rajoni i Ballkanit perëndimor nuk e meriton anëtarësimin
Në debatin e sotëm parlamentar mbi përfundimet e samitit të fundit me vendet e Ballkanit Perëndimor, deputetja franceze, Zhyli Lëshontë, deklaroi se kushtet nuk janë përmbushur dhe vlerat europiane janë veçse një ëndërr për rajonin.
JULIE LECHANTEUX
GRUPI I IDENTITETIT DHE DEMOKRACISË
“Ne nuk pamë progres domethënës në samitin e fundit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Si mund të sugjeroni që këto vende i kanë arritur vlerat europiane, mjafton të shikoni Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, kjo e fundit madje nuk njihet si e pavarur nga shtatë vende anëtare në Union. Shikoni situatën gjeopolitike dhe kompleksitetin e saj. Këto vende njihen më së miri për korrupsionin, trafikimin e qënieve njerëzore dhe boshllëkun në sistemin e drejtësisë”.
Sakaq pjesa më e madhe e deputetëve kritikuan Bashkimin Europian për zvarritjen që po i kushton shumë demokracisë në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu besueshmërisë së Unionit.
DAVID MCALLISTER
DEPUTET GJERMAN, PE
“Ndërsa gjendemi në një pikë kritike për të ardhmen e Unionit dhe procesin e zgjerimit, duhet të hidhen poshtë barrierat për vendet që tregojnë përkushtim të fortë me reformat”.
TONINO PICULLA
EURODEPUTET KROAT
“Zgjerimi është kthyer në një çështje për të cvilën duhet të reagojmë. Është e vërtetë se janë ndërmarrë hapa pozitivë, por ajo që na shqetëson është ndërhyrja e forcave të huaja në rajon. Ne duhet të mbajmë fjalën për vendet që i përmbushën të gjitha kërkesat. Ballkani Perëndimor është një test i vërtetë i besueshmërisë së Unionit, prandaj negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të përmbushen menjëherë”.
Ndërkohë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian , Viola Von Kramon, shpërtheu në akuza ndaj liderëve të BE-së, të cilët, sipas saj, janë bërë pjesë të një parade hipokrizie.
VIOLA VON CRAMON TAUBADEL
RAPORTUESE PËR KOSOVËN, PE
“Situata duket pa dritë në tunelin e zgjerimit. Përpara dhe gjatë samitit më të fundit me vendet e Ballkanit Perëndimor u bëmë dëshmitarë të një parade hipokrizie, fjalësh boshe dhe pretendime absurde. Kjo qasje jo vetëm nuk ndihmon në procesin e demokratizimit të këtyre vendeve, por gjithashtu shkatërron paqen dhe qëndrueshmërinë. Ashtu siç kemi parë të ndodhë në veri të Kosovës apo në Bosnjë e Hercegovinë. Kjo duhet të marrë fund dhe na duhet një politikë e qëndrueshme për Ballkanin”.
Viola Von Kramon shtoi në fjalën e saj se Kosova, vite më parë i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, ndërsa Komisioni Evropian, edhe pse e pranon këtë, po i mban të izoluar qytetarët kosovarë.
Deputetët e Parlamentit Europian theksuan se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë që sa më parë të mbahen konferencat e para ndërqeveritare dhe se Unioni nuk mund ta përballojë të humbasë besueshmërinë për shkak të vetos bullgare.
E-Diaspora
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç











