Lajme
Franca mund të përballet me ndërprerje disaorëshe të energjisë gjatë dimrit
Bëhet e ditur se familjet franceze mund të përballen me ndërprerje të energjisë deri në dy orë në ditë, nëse kriza energjetike përshkallëzohet gjatë dimrit, thuhet në deklaratën e operatorit kombëtar të energjisë elektrike të vendit, përcjell albinfo.ch.
RTE prezantoi tre skenarë për dimrin e ardhshëm, duke theksuar se vetëm në skenarin më të keq mund të ketë ndërprerje disaorëshe të energjisë.
Gjatë muajve të dimrit, RTE parashikon disa “sinjale të kuqe” në platformën online EcoWatt, thuhet në deklaratën e operatorit.
EcoWatt është një platformë online që tregon në kohë reale konsumin e energjisë elektrike në Francë dhe gjithashtu mund të dërgojë SMS për konsumatorët, duke i paralajmëruar ata në rast emergjence.
Sistemi përdor tri ngjyra: jeshile (normale), portokalli (sistemi i tendosur elektrik) dhe të kuqe, që do të thotë situatë “shumë e tendosur”.
Rreziku i ndërprerjes së energjisë elektrike mund të shmanget duke ulur konsumin me 1- 5 për qind në skenarin e mesëm dhe deri në 15 për qind në skenarin më të keq, sipas operatorit.
RTE më tej tha se shumica dërrmuese e situatave të cenueshme do të ndodhin midis orës 8:00 dhe 13:00 sipas orës lokale dhe në mbrëmje ndërmjet orës 18:00 dhe 20:00.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










