Lajme
Franca mori drejtimin e Presidencës së BE-së
Franca, sot, mori kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së Bashkimit Evropian, teksa presidenti francez, Emmanuel Macron, bëri thirrje për një Evropë më të fortë, sovrane dhe të bashkuar, raporton REL. Macron për një kohë të gjatë ka kërkuar që BE-ja të jetë fuqi më e fortë botërore, teksa ka kërkuar që 27 shtetet e bllokut të jenë më të bashkuara, përcjell albinfo.ch.
“Unë do të thosha se ne duhet të kalojmë nga një Evropë me bashkëpunim brenda kufijve tanë, në një Evropë më të fuqishme në botë, plotësisht sovrane, e lirë në zgjedhje të saj”, tha Macron në një fjalim në muajin dhjetor të vitit 2021, teksa përshkroi planet e Presidencës franceze.
Një prej propozimeve të Francës është që të rritet “sovraniteti strategjik” i bllokut evropian, që do ta lejonte të vepronte më e pavarur nga Shtetet e Bashkuara kur është në interesin e BE-së.
Macron po ashtu dëshiron që të avancojë përparimin në kapacitetet e përbashkëta të mbrojtjes, në mënyrë që BE-ja të mos varet nga siguria e SHBA-së. Zyrtarët amerikanë dhe evropianë kanë thënë se “sovraniteti strategjik” dhe projektet e mbrojtjes nuk janë zëvendësues të Aleancës Veri-Atlantike (NATO).
Franca po ashtu dëshiron që gjatë udhëheqjes së presidencës së BE-së të rrisë koordinimin në mesin e shteteve anëtare mbi çështjen e migrimit, përfshirë edhe zhvillimin e një force emergjente, që do t’i përgjigjej krizave në kufijtë e jashtëm të bllokut.
Ndër prioritetet e tjera përfshihet edhe rritja e pagës minimale në bllok, më shumë rregulla për gjigantët digjitalë, taksa për karbon, mbrojtja e mjedisit dhe ndryshime në rregullat e deficitit buxhetor të BE-së.
Gjatë natës së Vitit të Ri Macron, duke iu referuar Presidencës së BE-së, u zotua se periudha e ardhshme gjashtëmujore “do të jetë kohë e progresit për ju”.
Franca planifikon që të mbajë një samit të BE-së në Paris më 10 dhe 11 mars, pak para mbajtjes së zgjedhjeve në Francë.
Zgjedhjet presidenciale në Francë do të mbahen në prill dhe Macron pritet të garojë edhe për një mandat presidencial.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












