Lajme
Franca dhe Spanja shtrëngojnë sërish masat kundër koronës
Për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit delta, disa vende evropiane kanë shtrënguar sërish masat e tyre për koronën. Franca dhe Spanja janë dy prej tyre
Francë: Krahas Italisë dhe disa shteteve tjera evropiane që janë caqet kryesore për turistët zviceranë dhe të tjerë, edhe Franca po lufton kundër valës së re të kurorës dhe ka vendosur të forcojë rregullat në këtë drejtim.
Që nga e mërkura, në momentin kur bëhen bashkë më shumë se 50 persona për të vizituar kinematë, teatrot ose muzetë nevojitet një test negativ i koronës, dëshmia e vaksinimit ose e shërimit, shkruan srf.ch.
Nga kjo preken edhe ngjarje ose vendndodhje të tjera si panaire tregtare ose objekte të caktuara sportive.
Nga fillimi i gushtit, testi negativ do të kërkohet gjithashtu për trenat e linjave të gjata, baret, restorantet, qendrat tregtare dhe spitalet.
Spanjë: Për të frenuar pandeminë, Spanja ka rifutur ndalimin e qarkullimit natën nga 1 deri në 6 të mëngjesit në Katalonjë, Valencia dhe Cantabria.
Në këto zona, puna nga shtëpia është është bërë edhe njëherë herë e detyrueshme, së bashku me kufizime të tjera, transmeton albinfo.ch. Ndejat me shumë pjesëmarrës gjithashtu duhet të shmangen.
Infeksionet e reja të koronës janë rritur ndjeshëm në Ishujt Balearik, të cilat përfshijnë vendpushimet e njohura si Mallorca, Menorca, Ibiza dhe Formentera. Për të parandaluar ahengjet, veçanërisht ato të të rinjve, në ambient të hapur, plazhet dhe parqet duhet të mbyllen nga 22 në 6.
Në të ardhmen, restorantet gjithashtu do të duhet të mbyllen një orë më herët, në 1, në vend të orës 2 të pas mesnatës. Grupet me katër persona do të lejohen edhe më tutje të ulen në një tryezë në hapësirat e brendshme të restoranteve dhe me tetë, në ambiente të jashtme.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












