Kosova
Fotografitë e Ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli nga përfundimi i luftës në Kosovë. Për Ilirin, i cili ka trashëguar emrin e gjyshit, kjo luftë është më prezente se kurrë, teksa po përgatitet të prezantojë tezën e doktoraturës në Institutin e Historisë.
Iliri është rritur me historitë që tragoheshin në familje si dhe duke lexuar për luftëtrat për çlirimin e Kosovës dhe të trojeve shqiptare. Duhet thenë se lufta e gjyshit e rriti ndjeshmërinë dhe aftësitë e Ilirit kur bëhet fjalë për luftrat e vendit të tij. Prandaj nuk ishte e rastësishme kur Iliri zgjodhi studimin e historisë. Ai zgjodhi t’i përkushtohej në veçanti studimeve që përkonin me luftën për largimin e pushtuesve nga trojet shqiptare.
Përtej pasionit që kishte, duhet pranuar se Iliri nuk e kishte parashikuar se sa vështirë do të ishtë të gjeje material për mbrotjen e temës së doktoraturës. Duke qenë se periudha për të cilën ai interesohej ishte bashkëkohore, pra lufta e popullit shqiptar në fundë të shekullit të 20-të, Iliri ishte i bindur se do të kishte në dispozicion një mori informacionesh nga të dyja palët. Në fakt, gjatë hulumtimeve të ndryshme, motoret e kërkimeve tregonin me qindra artikujë të botuar në vitet 2020-2022, ku debatet silleshin vetëm rreth luftës në Kosovë me synim të vetëm: si të vërtetohej se lufta në Kosovës nuk ishte udhëhequr nga një turmë trima kosovarë, por nga një grup mashtruesish. Madje, përtej rrjeteve virtuale, Iliri u habit pafund kur zbuloi se Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i mungonin referenca thelbësore për luftën e Kosovës.
Kur nisi këtë studim, objektivi kryesor i Ilirit ishte që tezën e doktoraturës ta ushqente me autorë shqiptarë. Duke qenë se referencat për autorë të huaj nuk mungonin, Iliri tashmë e kishte të qartë se autorët e huaj kishin bërë një punë të madhe gjatë luftës së Kosovës. Ajo që e la pa fjalë ishte fakti se, edhe pas 50 vjetësh të ekzistencës së shtetit të Kosovës, autorët e huaj vazhdojnë të kenë më shumë peshë se autorët shqiptarë!
Si gjithmonë, kur Iliri duhej të fillonte kërkimet apo hetimet, pikënisja e tij ishte biblioteka familjare, ku në rubrikën e historisë, ishte shfaqur fotografia e gjyshit me tre bashkëluftëtarët e tij. Ashtu si kur ishte i vogël, sapo ecte anash bibliotekës, ishte e natyrshme që të kthente kokën për të parë nëse i ati do të ishte pas tij. Pikërisht aty i rikthehej kujtimi i tij, ose më mirë fjalët e tij: “Sa herë që merrë këtë fotografi duhet t’i kesh duart e pastra”. Duhet thënë se tashmë babai i Ilirit kishte marrë masa për të mbrojtur fotografinë të cilen e kishte zmadhuar dhe vendosur në ballë të bibliotekës. Për Ilirin kjo fotografi nuk fshehte më asnjë sekret. Në të vërtetë, që nga fëmijëria e tij e hershme, ai e kishte shqyrtuar atë deri në detajet më të vogla, dhe këtë, më shumë se njëqind herë. Qoft gjyshi me tre bashkëluftëtarët (dy burra dhe një grua), qoft shkrimi në pjesën e pasme të fotos, asgjë nuk i kishte shpëtuar. Madje në këtë foto mund të lexohej numri « I3 » si dhe dy emrat e tjerë: «Kadare» dhe «Shqipe». Iliri e kishte marrur vesh prej kohësh që këta emra të luftës dalloheshin shumë nga emrat e luftës që mbanin luftëtarët tjerë dhe kishte arritur të kuptonte kush fshihej pas tyre.
Për gjyshin, emri i luftës simbolizonte shkronjën « I », pra shkronjen e parë të fjalës « liria ». Për luftetarin që mbante numrin e luftës « 3 », ky numër nënkuptonte fillimin e celulave të organizimit të ushtrisë, ndërsa luftëtari që mbante pseudonimin « Kadare », ky i fundit ishte simboli i Kadaresë si për të larguar egjëren nga shqiptarët. Dhe së fundi, luftëtarja që mbante emrin e luftës « Shqipe », ajo mbante simbolin e luftës që shqiptarët bënë për të ruajtur gjuhën shqipe në shekuj !.
Iliri kishte arritur në një formë të deshifronte tekstin në fund të fotografisë i cili kishte filluar të zbëhej. Viti kur ishte bërë fogografia ishte viti 1998, dhe vendi cekej me dy emra: Terrnovë dhe Terrnovcë. Ai kishte humbur shumë kohë para se të arrinte të deshifronte gjurmët e këtyre dy vendeve ku ishte bërë fotografija. Terrnova gjendej në Maqedoni kurse Terrnoca, ishte fshati më i madhë i Kosovës lindore !. Iliri i kishte bërë analizen e këtyre dy fjalëve Terrnovë e Terrnovcë. Ai shumë shpejt kupton se në këto dy toponime figuronë fjala « Terra » që në gjuhën latine do të thotë « Toka ». Për ilirin ky shpjegim duhet të nënkuptonte që luftëtarët çlirimtare kishin për qellim çlirimin e tokave shqiptare.
Një analizë të tillë e kishte dëgjuar përmes shpjegimit që i kishte dhëne edhe babai : « është më se e kuptushme që lufta për Kosovën ka qenë para së gjithash një luftë për tokë, sepse nuk mund të kesh liri pa pasur të drejtën e ekzistencës në trevat shqiptare ». Iliri kujton edhe kur babai i tij i thoshte: « Mos e përdor fjalen “invalid” siç përdoret nga «Shoqata e Invalidëve të Ushtarëve Shqiptarë ». Fjala « invalid » nuk mund të përshkruajë ushtarët që kan dhënë çdo gjë për trojet shqiptare, kjo fjalë u takon atyre që nuk e përkrahen luftën çlirimtare. »
Iliri duke shikuar prap fotografinë e gjyshit sikur vetëvetiu mori përgjigjjen për temen që do zgjedhte për tezën e doktoratures. Do të fokusohet në zhbërthimin e fotografive të ushtarëve të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Padyshim se nuk do të jetë e lehtë të gjejë fotografi të shumta. Në atë kohë duhet pasur parasysh se veç me paramendu lirinë ishte rrezik e lere të kesh guxim me dalë në fotografi me uniformën të UCK-së. Megjithatë, pavarësisht sfidave të kësaj teme, Iliri duket se është qetësuar shpirtërisht, më në fund titullin e temës do mund t’ia jap profesorit të tij, Albanit. Ndërkohë, ky lehtësim i dha një shtytje të tillë, sa që lëshoi këngen e Ilir Shaqirit « Kaloresi i udhes ‘I’ » e dhe filloi të këndonte me zë të lartë …
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët