E-Diaspora
Fotografi Admir Saiti tregon për takimin që kishte me Donald Trump-in
"Ishte e dukshme se Trump rrezatonte një energji të fortë, të cilën unë e ndjeja”, kujtonte Saiti. Trumpi i ka shtrënguar duart me të, dhe e ka përgëzuar për punën. “Gjatë fushatës zgjedhore, ai erdhi shumë ndryshe”, ka thënë Saiti
Zgjedhja e Donald Trump-it për Presidentin e 45-të të Shteteve të Bashkuara bëri bujë në të gjithë botën dhe ishte si një termet për mediat. Në prag të fushatës, 70 vjeçari kishte polarizuar me gratë e tij dhe shfaqej me slogane ksenofobe, shkruan 20 min.ch, përcjell “albinfo.ch”.
Nga një anë krejtësisht tjetër, Donald Trump-in në vitin 2013 e njeh fotografi nga Weggis-i i Zvicrës, Admir Saiti.
Në atë kohë, fotografin shqiptar e ftoi në Nju Jork, fotografi tjetër më famë botërore, Fadil Berisha, i cili është fotograf zyrtar i Miss Universe dhe Miss USA. Saiti i cili ishte si asistent i Berishës qëndroi një javë në Nju Jork ku ishte fotografuar edhe në sfilatën e modës të stilistes Sherri Hill në Trump Tower.
Trump ishte shumë i sjellshëm dhe i lehtë
Para se të fillonte shfaqja, Trump vizitonte zonën e VIP-ave. “Ishte e dukshme se Trump rrezatonte një energji të fortë, të cilën unë e ndjeja”, kujtonte Saiti. Trumpi i ka shtrënguar duart me të, dhe e ka përgëzuar për punën. “Gjatë fushatës zgjedhore, ai erdhi shumë ndryshe”, ka thënë Saiti, njofton “albinfo.ch”.
Edhe me modelet, të cilat kanë punuar për agjencinë e modës së tij, ai bisedonte me shumë mirësjellje. Nuk bënte asgjë jo normale. “Një budalla nuk mund të arrijë të krijojë një pasuri multi milionëshe”, thotë Saiti.
Pavarësisht takimit mbresëlënëse me Trumpin, Saiti kishte preferuar që president i Amerikës të ishte zgjedhur zonja Hillari Klinton. “Unë do ta kisha zgjedhur zonjën Klinton, për shkak se ajo dhe bashkëshorti i saj Bill Klinton i ndihmuan Kosovës shumë gjatë luftës”, thotë 31 vjeçari zviceran me rrënjë shqiptare.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












