Sport
Formacioni i refugjatëve me pesë shqiptarë
Dy vëllezërit Xhaka (Taulanti dhe Graniti), Lorik Cana, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri e përbëjnë formacionin më të mirë të refugjatëve në “Euro 2016”
Shoqata Futbolli Kundër Racizmit në Evropë, FARE, ka përpiluar një listë prej 11 futbollistëve më të mirë refugjatë të evropianit. Formacioni përbëhet nga pesë futbollistë shqiptarë, shkruan albinfo.ch.
Dy vëllezërit Xhaka (Taulanti dhe Graniti), Lorik Cana, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri e përbëjnë formacionin më të mirë të refugjatëve në “Euro 2016”. Taulant Xhaka dhe Lorik Cana luajnë për Kombëtaren shqiptare, derisa Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri për Zvicrën.
Në këtë 11-she më të mirë është edhe futbollisti më i mirë kroat Luka Modriq, i cili gjatë luftës për pavarësi në Kroaci, ka migruar me familje drejt Austrisë.
Në portë është Steve Mandanda i Francës, i cili është i lindur në Republikën Demokratike të Kongos dhe ka migruar në Francë. Corluka, Jonuzoviq, Benteke dhe Kujoviq janë lojtarët tjerë në këtë formacion.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











