Shqipëria
Fokusi i Bashkisë së Tiranës, tash në zonat rurale
Veliaj: “Angazhimi i Bashkisë së Tiranës është që në dy vitet e ardhshme fokusin më të madh ta kemi tek fshati"
Kryetari i Tiranës Erion Veliaj, ka deklaruar se fokusi i punës së qeverisjes së tij në dy vitet e ardhshme do të jetë përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale. Ai këto komente i bëri në ceremoninë e përfundimit të njërës nga ndërhyrjet më të rëndësishme në kompleksin turistik Pëllumbas që i hap rrugën dhe një faze të re të turizmit të aventurës në Tiranë.
Veliaj deklaroi se investime të tilla janë një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e këtyre zonave. “Angazhimi i Bashkisë së Tiranës është që në dy vitet e ardhshme fokusin më të madh ta kemi tek fshati. Besoj se na keni parë nga shkolla në Shëngjergj, tek rrugën në Zall-Herr. Tek investimet që po bëjmë në zonat periferike të Tiranës, sepse besojmë vetëm kur punohet me të njëjtën cilësi si në sheshin “Skënderbej”, si në Pazarin e Ri, si në Pëllumbas, si në Kërrabë, vetëm atëherë mund të themi që qyteti po ecën me të njëjtën cilësi”, ka deklaruar Velija.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










