Jeta në Zvicër

Fluturime direkte nga Cyrihu në Sri Lankë

Edelweiss, kompania kryesore ajrore e Zvicrës dhe kompania motër e Swiss International Air Lines, po zgjeron rrjetin e saj të linjave drejt Azisë, shkruan ‘Dailymirror.lk’.

Prej 3 nëntorit të vitin të ardhshëm, linja ajrore do të ofrojë fluturime sezonale midis Cyrihut dhe Colombos në Sri Lankë, përcjell albinfo.ch.

Do të ketë dy fluturime direkte në javës mes Cyrihut dhe Colombos.

Lidhja e re u mundëson turistëve zviceranë dhe atyre të tjerë evropianë, të arrijnë Sri Lankë me lehtësi dhe rehati.

“Sri Lanka dhe aktivitetet e panumërta të kohës së lirë, janë shumë të popullarizuara në mesin e turistëve zviceranë”, thotë Bernd Bauer,

drejtori i përgjithshëm i Edelweiss.

Pritet që rreth 11 mijë vizitorë në vit të udhëtojnë drejt Sri Lankës.

Aeroplani do të ketë 314 pasagjerë.