Lajme
Intelegjenca britanike: E mundshme që koronavirusi të ketë rrjedhur nga një laborator
Së fundmi po rishikohet teoria, sipas së cilës COVID-19 nuk vjen nga bota e egër
Operatorët e intelegjencës britanike besojnë që është e mundshme që pandemia e koronavirusit të ketë nisur nga një rrjedhje në një laborator kërkimi në Wuhan. Tashmë po hetohet mundësia që një “rrjedhje” nga Instituti i Virologjisë në Wuhan të ketë nisur pandeminë që u ka marrë jetën më shumë se 3.5 milionë personave.
Agjencitë e intelegjencës perëndimore deri më tani e kanë konsideruar si të largët mundësinë që virusi të ketë dalë nga ndonjë laborator. Por, së fundmi po rishikohet teoria, sipas së cilës COVID-19 nuk vjen nga bota e egër, raporton AP, përcjell Albinfo.ch.
Kjo teori është mohuar kategorikisht nga Pekini, por ka nxitur burimet diplomatike të SHBA-së të ndajnë shqetësimet e tyre.
Kryetari i Komitetit të Çështjeve të Jashtme në Britani, Tom Tugendhat, ka thënë: “Heshtja që vjen nga Wuhani është shqetësuese. Ne duhet të hapim kriptën dhe të shohim se çfarë ndodhi që të jemi në gjendje të mbrohemi në të ardhmen. Kjo do të thotë të fillosh një hetim, së bashku me partnerët në gjithë botën dhe në OBSH”.
Javën e kaluar presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u ka thënë Agjencive të Inteligjencës që të shikojnë teorinë e rrjedhjeve të laboratorit, së bashku me origjina të tjera të mundshme për koronavirusin dhe t’i dërgojnë një raport atij brenda 90 ditësh.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











