Sport
Fitime marramendëse nga Kampionati Evropian
UEFA bëri të ditur se për “Euro 2016” ishin hapur 100 mijë vende pune, nga të cilat 2500 do të vazhdonin edhe pas përfundimit të aktivitetit
“Euro 2016” ka qenë një minierë ari për UEFA-n, e cila ka regjistruar të ardhura të jashtëzakonshme nga turneu që organizoi në Francë, shkruan albinfo.ch.
Sipas vetë institucionit që drejton futbollin në kontinent, UEFA ka përfituar rreth 1,93 miliard euro nga aktiviteti, një rritje prej 34% në krahasim me turneun e katër viteve më parë të zhvilluar në Poloni dhe Ukrainë.
UEFA konfirmoi se ka shpenzuar 1,1 miliard euro për këtë aktivitet (një rritje e ndjeshëm në krahasim me 800 milionë euro që shpenzoi në vitin 2012).
Gjithsesi, në arkat e saj do të mbetet një shifër më se e mjaftueshme, nga e cila 600 milionë euro do t’u shpërndahen vendeve të saj anëtare nëpërmjet projektit HatTrick, ndërsa 230 milionë euro do të përdoren për “shpenzime operacionale” deri në turneun e ardhshëm në vitin 2020.
UEFA bëri të ditur se për “Euro 2016” ishin hapur 100 mijë vende pune, nga të cilat 2500 do të vazhdonin edhe pas përfundimit të aktivitetit. Ndërkaq, ekonomia franceze ka përfituar një influks prej rreth 1,2 miliard eurosh gjatë turneut.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











