Futboll
Fino ankohet ndërkombëtarisht për zgjedhjet në FSHF

Bashkim Fino, kandidati që humbi në zgjedhjet për kryetar të Federatës Shqiptare të Futbollit, është ankuar në UEFA dhe FIFA për procesin zgjedhor që për kryetar nxori sërish Armand Dukën.
Fino ka çuar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv dhe atë të Lozanës çështjen e 12 shoqatave që morën pjesë në Asamblenë Zgjedhore.
“E kam dërguar me kohë në CAS çështjen e zgjedhjeve. Ne në fillim kemi bërë një ankimim në CAS-in vendas, sepse ashtu është si procedurë edhe pse me sa di unë Federata nuk e njeh CAS-in shqiptar, për këtë arsye e kemi dërguar edhe në CAS-in e Lozanës. Por me sa më ka informuar, CAS-i i Lozanës i ka sjellë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe studios tonë të avokatisë, një shkresë ku i kërkon ta zgjidhin këtë çështje në CAS-in vendas, në rast të kundërt brenda 3 ditësh do të fillojë çështja në Lozanë”, ka thënë Fino për Top-Channel.
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka ndërmarrë asnjë hap duke mos e konsideruar si çështje këtë kërkesë të kandidatit Fino, duke theksuar faktin se CAS-i vendas është një institucion i cili nuk është i regjistruar në gjykatë dhe si të tillë nuk e njeh, ndërkohë që sa i përket CAS-it të Lozanës, sipas FSHF, ende nuk ka një çështje të hapur zyrtarisht, duke i lënë gjithçka për momentin organizmave të drejtësisë sportive vendase.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor