Lajme
Financial Times: Rreziku i kriptovalutave, i ngjashëm me “piramidat” shqiptare
E ardhmja e kriptovalutave është ndoshta një nga pikëpyetjet më të mëdha të ekonomisë botërore. Mundësitë janë të shumta, po aq sa rreziqet.
Sipas një editoriali të botuar në prestigjiozen Financial Times, këto shqetësime mund të kuptohen më mirë duke bërë një paralelizëm me ngjarjet që pasuan dështimin e skemave piramidale në Shqipëri, në vitin 1997.
“Në atë kohë, një industri financiare alternative zëvendësoi një sistem bankar të prapambetur, dhe nga një histori suksesi post-komuniste, siç ishte përkufizuar fillimisht, u shndërrua në një skemë piramidale që të linte pafjalë. Marketingu i egër dhe premtimet e larta shndërruan një sistem informal dhe të decentralizuar, mjedis ideal për krimin, në një mani e pranuar gjerësisht që thithi kapitalin e shumë njerëzve, të pakontrolluar nga ligje efektive. Ju kujton diçka kjo?“, thuhet në editorial, ku më pas përshkruhet skema piramidale shqiptare dhe pasojat tragjike që destabilizuan vendin duke e çuar në kaos.
Sipas Robin Wigglesworth, autorit të shkrimit, “paralelizmi midis piramidave shqiptare dhe sistemit të kriptomonedhave është qartësisht më shumë konceptual sesa konkret. Por të dy ngjarjet varen nga nevoja për të mbajtur gjallë fluksin e pandërprerë të parave që vjen nga burime të reja. Fluksi i parave është magjia që mundëson gjithçka, nga premtimet e interesave të larta në rastin shqiptar, tek përfitimet e majme të monedhave digjitale”.
Sipas artikullit, rasti shqiptar tregon se një indiferencë e rregullatorit mbi kriptomonedhat mund të çojë në pasoja të paparashikueshme, madje edhe në trazira, siç ndodhi pikërisht në Shqiperi
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












