Sport
Finalja për Shqipërinë
Andi Lila dhe Bekim Balaj besojnë se mund ta mposhtin Rumaninë dhe të kualifikohen tutje
Ekipi kombëtar shqiptar po vijon përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Rumaninë, ku të gjithë shpresojnë që të dalim me një fitore. Kuqezinjtë shpresojnë gjithashtu që kjo ndeshje të mos jetë e fundit në këtë Evropian, por tani, gjithçka varet nga rezultati edhe i ndeshjeve të tjera që janë duke u luajtur në fazën e grupeve, shkruan albinfo.ch.
Andi Lila dhe Bekim Balaj kanë thënë se do të mundohen të fitojnë ndaj Rumanisë. “Skuadra ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Francës, duke e ditur të gjithë se ‘gjelat’ janë organizatorë të turneut. Rezultati nuk ishte ai që ne meritonim, por në futboll nevojitet edhe fati në krahun tënd”, tha Andi Lila, futbollist i kombëtares kuqezi.
“Ndeshjen e fundit menduam që zëvendësimi i fundit të mund të isha unë, por për shkak të dëmtimit të Ajetit planet ndryshuan. Kemi edhe një ndeshje në grup dhe shpresoj që të kem edhe unë minutat e mia”, tha nga ana e tij sulmuesi Bekim Balaj.
“Ne kemi një ëndërr tonën për të vazhduar përpara, për të qëndruar sa më gjatë këtu në Francë dhe për të lënë gjurmë. Unë kam shumë besim se Shqipëria do të lërë gjurmë në këtë Evropian. Për Rumaninë kemi shumë respekt, por do të thoja se kjo është ndeshja jonë”, shtoi më tej Lila.
“Ndeshja me Rumaninë është mundësia jonë e fundit për të pretenduar kalimin më tej, ndaj dhe do të japim gjithçka. Ndoshta deri diku do të na duhet edhe pak fat, pasi dihet që kualifikimi nuk është vetëm në duart tona. Duhet të presim edhe rezultatet e grupeve të tjera”, deklaroi autori i golit të vetëm ndaj Portugalisë në takimin e parë të kualifikueseve për këtë Evropian të Francës.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











