Kultura
Filmi ‘Viti i Majmunit’ premierë në Festivalin e Moskës
‘Viti i Majmunit’ me skenar dhe regji nga Vladimir Blazevski është bashkëprodhim mes Maqedonisë, Serbisë, Slovenisë dhe Kosovës, i mbështetur nga QKK dhe me bashkëproducent Agon Uka
‘Viti i Majmunit’ në të cilin luajn aktorët shqiptar Çun Lajçi e Refet Abazi të hënën me 23 prill, do të jepet premierë ndërkombëtare në edicionin e 40-të të Moscow International Film Festival, një festival i kategorisë ‘A’, transmeton albinfo.ch.
Filmi flet për shimpanzën Coco që arratiset nga kopshti zoologjik në Shkup, nga robëria në liri, në të njejtën kohë roja e kopshtit zoologjik “Coben” largohet nga puna për arsye të krizës ekonomike si dhe nga reputacioni i tij si rreng-anarkist. Mirëpo ai merr një premtim nga drejtori i tij, se nëse mund të gjejë të arratisurin dhe ta sjell në kopsht, atëherë ai mund t’i kthehet punës së mëparshme.
‘Viti i Majmunit’ me skenar dhe regji nga Vladimir Blazevski është bashkëprodhim mes Maqedonisë, Serbisë, Slovenisë dhe Kosovës, i mbështetur nga QKK dhe me bashkëproducent Agon Uka.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








