Kultura
Filmi “Kthimi”, premierë në Cineplexx të Maqedonisë
Filmi 'Kthimi' është koproduksion mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe prodhim i 'Dardania Film' e 'Shkupi Film', i mbështetur nga Agjencia e Filmit në Maqedoni dhe Qendra Kinematografike e Kosovës

Filmi ‘Kthimi’, i Kastriot Abdylit, do të ketë premierën nesër në kinemanë Cineplexx të Shkupit dhe nga 19 prilli vazhdon shfaqjen në repertor të rregullt.
Ky film flet për kontradiktat e kulturës shqiptare dhe asaj euro-perëndimore si rrjedhojë e globalizimit dhe dyndjes njerëzore. Ngjarja zhvillohet në një fshat shqiptar, ku si pasojë e gjendjes socio-ekonomike çdo i ri ka ëndërr migrimin në Perëndim.
Edhe personazhi kryesor, Iliri, që luhet nga aktori Hazir Sh. Haziri, ndjek atë ëndërr dhe emigron në Francë me një vizë false, ku më pas martohet me një franceze, Sabinen, që e luan rolin aktorja Delphin Depardieu. Për shkak të çështjeve ligjore, Iliri bashkë me Sabinen vijnë në fshat.
Filmi ‘Kthimi’ është koproduksion mes Maqedonisë dhe Kosovës dhe prodhim i ‘Dardania Film’ e ‘Shkupi Film’, i mbështetur nga Agjencia e Filmit në Maqedoni dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti