Kosova

Fillon seriali “Shengen Visa”

Është “Schengen Visa”, seriali i ri që ka filluar të realizohet, kurse tashmë është publikuar edhe pilot episodi i parë

Është publikuar pilot episodi i parë i serialit më të ri komik, “Schengen Visa”. Një ide e re mjaft kreative për një serial më ndryshe pritet të vijë në ekranet kosovare.

Është “Schengen Visa”, seriali i ri që ka filluar të realizohet, kurse tashmë është publikuar edhe pilot episodi i parë, shkruan “Telegrafi”.

Në këtë episod një aplikues para dy punonjësve të ambasadës provon të aplikojë për vizën e tij me shpresën se nuk do të refuzohet, përcjell albinfo.ch.

Me ironi e skena pak satirike, e disa nga ngjarje të vërteta, “Schengen Visa” është relfeksion i realitetit të qytetarëve të Kosovës në ambasadat e vendeve të zonës Schengen.

Episodi i parë ka zgjatur më pak se pesë minuta, duke treguar një ngjarje se si një të riu i refuzohet viza.

https://www.youtube.com/watch?v=g_ChdiA9cU8