Lajme
Filloi dhjetori, muaji më festiv i vitit
Muaji i fundit i vitit ka filluar sot, dhe ndoshta është ide e mirë të flasim për disa fakte të këtij muaji, se pse është muaj festiv dhe që e duan të gjithë, transmeton albinfo.ch.
Dhjetori është muaji i reflektimit të një viti që po lëmë pas. Ju mund të analizoni gabimet apo arritjet dhe të vendosni synimet e vitit që po vjen. Pa një plan, asgjë nuk arrihet. Ndërsa kemi hyrë në këtë muaj, shijojeni sa më shumë gëzimin e tij.
Krishtlindjet, Viti i Ri përfshin familjet apo këdo në mendime se si duhen kaluar sa më mirë. Pema e Krishtlindjeve është një tjetër gëzim i këtij muaji. Zbukurimi i saj është një ngjarje e bukur jo vetëm për fëmijët. Dhuratat janë një tjetër element që e bën dhjetorin një muaj të veçantë. Të zgjedhësh një dhuratë për njeriun e zemrës, nuk është e lehtë. Ju duhet të mendoheni gjatë. Dyqanet janë plot me zgjedhje, por sërish këto nuk janë zgjedhje të lehta.
Fakte
– Muaji dhjetor ka marrë emrin nga fjala latine “decem” që ka kuptimin 10, pasi që dhjetori ishte muaji i 10-të në kalendarin e lashtë romak.
– Dhjetori është muaji ku shumica e propozimeve për martesë pranohen. Shumica e këtyre propozimeve bëhen një javë para Krishtlindjeve.
– I vetmi film me fjalën “Dhjetor” në titull që ka fituar çmimin Oskar ishte ‘December 7th’, dokumentar i vitit 1943 rreth Pearl Harbor-it, dhe me regji nga John Ford.
– Dhjetori është muaji më i zënë për tërheqje të parave cash nga bankomatët në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 11 miliardë funte tërhiqen vetëm gjatë këtij muaji.
– Një parashikim kalendarik thotë se nëse bie borë në ditën e Krishtlindjeve, dita e Pashkëve do të jetë e ngrohtë, e gjelbër dhe me plot diell!
-Shën Nikollasi, i cili më vonë do të njihej botërisht si Babadimri, fillimisht kishte qenë shenjtor mbrojtës i fëmijëve, hajdutëve dhe fajdexhinjve!
– Pema e parë artificiale e Krishtlindjeve (bredhi) ishte ndërtuar në Gjermani.
– Dekorimet e zakonshme të bredhit kanë domethënie specifike religjioze. Qirinjtë, dritën e botës; ndërsa Ylli në maje është rikujtues i natës së parë të Krishtlindjeve.
– Kënga e famshme “Jingle Bells” ishte kompozuar në vitin 1857, dhe jo për Krishtlindje – ajo ishte krijuar si këngë e Ditës së Falënderimeve.
– Një legjendë e lashtë thotë se kafshët e pyllit mund të flasin gjuhën e njerëzve në natën para Krishtlindjeve.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










