Sport

FIFA vjen me një plan për “Mini Botëror” çdo dy vjet?

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka propozuar idenë për organizimin e një “Mini Botërori” çdo dy vjet, i cili do të ndiqet nga tetë ekipet përveç Kupës tradicionale Botërore.

Turneu i njohur si “Final 8” do të jetë kulmi i Lidhjes së Kombeve, dy ide në një plan ambicioz për reformën e futbollit ndërkombëtar, një masë që FIFA beson se do të fitojnë 20 miliardë në ciklin 12-vjeçar, shkruan albinfo.ch.

Kjo është shpjeguar në një letër të grupit deri më tani të paidentifikuar të investitorëve, të cilët janë të interesuar për të blerë të drejtat për turneun, i cili do të mbahet çdo tetor që nga viti 2021.

Kupa e Konfederatave mbahet çdo katër vjet, para Kupës së Botës.

Nëse merr miratimin, Federatat evropiane do të marrë rreth 55 milionë funte çdo dy vjet. Lidhja e Kombeve është një plan i UEFA-s, ku Infantino ishte Sekretar i Përgjithshëm dhe versioni evropian fillon në shtator.

Plani “Final 8” do të jetë një turne, në të cilin do të ketë tri skuadra evropiane, dy nga Amerika e Jugut dhe një nga Afrika, Azia dhe Amerika e Veriut.