Lajme
FFK tregon rregullat për shikuesit sonte në stadium
Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi publik ka treguar rregullat që duhet t’iu përmbahen shikuesit që do të ndjekin ndeshjen Kosovë – Angli në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Takimi i vlefshëm për xhiron e fundit të Grupit A kualifikues për “Euro 2020” nis në orën 18:00, ndërsa dyert do të hapen në orën 16:00.
FFK thotë se asnjë person, përfshirë edhe fëmijët, pavarësisht moshës, nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë.
“Në hyrjet e stadiumit, si dhe brenda stadiumit, do të aplikohen masa të rrepta kontrolli, prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat. Qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore”, thuhet tutje në njoftim, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Këto janë rregullat që i ka publikuar FFK-ja:
Rregullat:
1. Dyert e stadiumit hapen në orën 16:00.
2. Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 16:00 për të shmangur tollovinë.
3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët, të cilët nuk kanë biletë, luten të mos vijnë në zonën e stadiumit, sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.
4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një biletë, një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për femijët.
5. Gjërat qe nuk lejohen në stadium do të konfiskohen në hyrje. Gjërat e palejuara përfshijnë:
– Mjetet piroteknike
– Shishet e qelqit, pavarësisht madhësisë
– Shishet e plastikës, pavarësisht madhësisë
– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike
– Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24-muajsh), si fara, çipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem etj.
– Ombrella
– Armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë
– Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme, etj) etj.
– Kamera profesionale dhe video kamera
– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele
– Materialet promovuese ose komerciale
– Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar
6. Luten qytetarët që gjatë intonimit të himneve të respektohet qetësia
7. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësishtë e ndaluar.
Në anën tjetër, Policia ka bërë të ditur se ka ndërprerë qarkullimin e veturave në zonën afër stadiumit, që nga mëngjesi i së dielës.
“Policia e Kosovës, me rastin e zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare në futboll, ku do të takohen Kombëtarja e Kosovës dhe Anglisë, përmes një urdhri operativ ka përcaktuar planifikimet operacionale policore për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje në aspektin e sigurisë. Qëllimi i operacionit policor është; Krijimi i një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, mbrojtja e jetës dhe pronës publike dhe private, ndërmarrja e masave ligjore ndaj çdo veprimi të kundërligjshëm, kontrollimi i turmave pjesëmarrëse dhe menaxhimi i trafikut në veçanti në ato lokacione ku ka frekuentim më të theksuar të automjeteve dhe qytetarëve, etj. Sipas planifikimeve, sot nga ora 07:00 është ndërprerë qarkullimi i veturave në drejtim të Stadiumit, pra në këtë zonë nuk lejohet asnjë veturë të gjendet e parkuar për shkaqe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













