Lajme
Festat e fundvitit mbetën nën hijen e Omicronit
Duke qenë se varianti i ri i koronavirusit Omicron po përhapet shpejt në të dyja anët e Atlantikut, amerikanët dhe evropianët po hyjnë në sezonin e festave të fundvitit me ankth për herë të dytë.
Shkencëtarët njëkohësisht po përpiqen të kuptojnë sa më shpejt e sa më shumë rreth variantit të ri, Omicron.
Presidenti amerikan, Joe Biden, më 16 dhjetor paralajmëroi se Omicroni paraqet rrezik në SHBA, duke krijuar valën e re të sëmundjes, ndonëse varianti Delta deri tash kontribuoi shumë në rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve.
“I jemi afruar dimrit me shumë sëmundje dhe vdekje” për të pavaksinuarit, tha Biden, duke bërë thirrje që të vaksinuarit të marrin dozën e tretë, ndërsa të pavaksinuarit të vaksinohen.
Ende ka shumë paqartësi lidhur me variantin e ri, por, sipas zyrtarëve shëndetësorë, dihet se Omicron përhapet shumë më shpejt se sa Delta.
Ministrat e Shëndetësisë të shtatë shteteve më të industrializuara në botë e vlerësuan variantin Omicron si “kërcënimin më të madh ndaj shëndetit publik në botë”, duke shtuar se “është më e rëndësishme se kurrë më parë që shtetet të bashkëpunojnë nga afër”.
Rritja shqetësuese e numrit të të infektuarve dhe paqartësia rreth variantit të ri vjen në kohën kur njerëzit planifikojnë të udhëtojnë për shkak të festave të fundvitit, duke krijuar kushte që virusi të përhapet akoma më shumë.
Njëkohësisht shumë prej njerëzve megjithatë janë duke i anuluar udhëtimet.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Dy ekstradime të shtetasve kosovarë, në bashkëpunim me autoritetet gjermane -
Bernë: Posta Shqiptare synon transformim dixhital dhe zhvillim përmes UPU-së -
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










