E-Diaspora
Fermeri shqiptar i kanabisit do të dëbohet nga Britania
Ai është dënuar me tetë muaj burg dhe pas kësaj periudhe ai do të dëbohet në Shqipëri
Një emigrant ilegal shqiptar do të deportohet në vendin e tij, pas tetë muajve burgim për shkak të pjesëmarrjes së tij në kultivimin e kanabisit, “southwalesargus.co.uk”, përcjell albinfo.ch.
Ermal Muça, 24-vjeçar, pa vendbanim të caktuar u paraqit në Gjykatë, derisa është shpallur fajtor për prodhimin e barnave të ndaluara. Gjykata e dëgjoi të pandehurin, i cili komunikonte me anë të një përkthyesi. Ai kishte jetuar në Britaninë e Madhe që 15 muaj, dhe ishte marrë nga Londra në Cwmbran për të punuar si një kopshtar në një fermë të kanabisit, përcjell albinfo.ch.
Madje, Muça edhe pse ishte shpallur fajtor për një rol të vogël në fabrikën e vogël të kanabisit, ai ishte i përfshirë thellë në procesin komercial të drogës në pronë në Oaksford.
Muça u arrestua të martën, më 9 gusht. Mbrojtësi i tij kishte se ai paguhej 300 funte në muaj për punën që bënte. Sipas tij ai ishte vetëm roje në atë fermë.
Megjithatë, ai është dënuar me tetë muaj burg dhe pas kësaj periudhe ai do të dëbohet në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










