Kosova
Fenomeni i “fajdeve” në Kosovë
Sipas të dhënave të Policisë se Kosovës, vetëm gjatë vitit të kaluar janë iniciuar për hetim 25 raste si fajde të përcaktuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kurse në tremujorin e parë të këtij viti janë iniciuar 6 raste për këtë çështje
Kushtet e pafavorshme afariste, normat e larta për kredi dhe procedurat e zgjatura për realizimin e kredive, në bankat komerciale që operojnë në Kosovë, kanë bërë që bizneset, por edhe persona të ndryshëm në disa raste të përdorin burime alternative duke huazuar para në mënyrë ilegale më normë të lartë të interesit.
Paratë e huazuara në mënyrë ilegale apo si njihen me termin “fajde” jo rrallë herë janë bërë shkas i nxitjes së konflikteve mes individëve të ndryshëm, por edhe shkas për mbylljen e bizneseve, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje financiare
Sipas të dhënave të Policisë se Kosovës, vetëm gjatë vitit të kaluar janë iniciuar për hetim 25 raste si fajde të përcaktuara sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kurse në tremujorin e parë të këtij viti janë iniciuar 6 raste për këtë çështje, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare Biznesit, konsideron se ky fenomen është më i shprehur, por që sipas tij, personat e përfshirë më këtë fenomen, kërcënohen në rast të lajmërimit të rasteve në organet e rendit. Ai kërkon nga organet kompetente që mos të rrinë pasiv karshi këtyre aktiviteteve joligjore.
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, thekson për Radion Evropa e Lirë, se sektori bankar duhet të krijojë lehtësira për marrjen e kredive, konkretisht për biznese fillestare, pasi sipas tij, këto biznese kanë probleme në sigurimin e mjeteve financiare, përcjell albinfo.ch.
Fenomeni i ‘parave me fajde’ po sjell pasoja në shoqërinë e përgjithshme, thotë Shahini duke shtuar se individë ose grupe të caktuara të cilët po huazojnë para më kamata të larta në rast të moskthimit në kohë të huas, në këmbim po marrin biznesin, pronën apo pasuri që është shumë herë më e lartë se detyrimi i marrëveshjes verbale.
Veprimet e tilla ndëshkohen sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas këtij Kodi, kushdo që për vete apo për personin tjetër pranon ose kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit për personin tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 5 deri në 12 vjet, varësisht nga vlera e humbjeve të mjeteve financiare ose realizimit të pasurisë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












