Sport

Federer në finale të Australian Open

Roger Federer ka arritur në finalen e Australian Open për herë të shtatë rekorde, pasi jugkoreani Hyeon Chung ka ndërprerë përballjen gjysmëfinale për shkak të lëndimit.

Zvicerani ishte duke udhëhequr 6-1 dhe 5-2, kur 21-vjeçari Chung u detyrua të largohej për shkak të lëndimit, transmeton Albinfo.ch.

Në finalen e së dielës, 36-vjeçari do të përballet me kroatin Martin Cilic.

Kampioni 36-vjeçar po kërkon titullin e gjashtë në Australi dhe të 20-in Grand Slam.