Sport
Federata Zvicerane e Futbollit kritikon Kosovën
Federata e Futbollit e Zvicrës e ka akuzuar atë të Kosovës se po tenton t’ia marrë lojtarët e saj. “Federata e Futbollit e Kosovës në vend që të formojë lojtarë të saj, po mundohet që t’i bindë lojtarët tjerë kosovarë që të luajnë për Përfaqësuesen e tyre"
Debati për futbollistët kosovarë të Zvicrës po vazhdon edhe më tutje. Granit Xhaka shkroi një letër publike për tifozët shqiptarë që e kritikuan se pse nuk zgjodhi Kosovën, derisa tashmë është vetë Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV), që ka lëshuar një komunikatë për media, shkruan albinfo.ch.
Në këtë komunikatë është kritikuar Kosova, që po dëshiron t’ia marrë lojtarët e saj.
“Federata e Futbollit e Kosovës në vend që të formojë lojtarë të saj, po mundohet që t’i bindë lojtarët tjerë kosovarë që të luajnë për Përfaqësuesen e tyre para kualifikuesve të Kupës së Botës. Kjo ka shkaktuar shumë komente emocionale nga shumë anë, në mesin e tyre dhe të lojtarëve dhe të familjarëve. Ata kanë qenë në presion të madh. Federata dënon mendimet shpifëse dhe fyese. Kjo situatë duhet të sqarohet nga FIFA menjëherë.
Federata jonë është e vendosur që të respektojë mendimet e lojtarëve të cilët kanë qenë të përfshirë në Evropian dhe nuk mund të luanin për Kosovën. Ne bëjmë thirrje për drejtësi dhe respekt. Futbollistët me rrënjë nga Kosova apo çdo shtet tjetër janë të respektuar këtu dhe kanë shfaqur publikisht falënderimin për ndihmën e Zvicrës në situata vërtetë të vështira, duke mos mohuar kurrë origjinë. Kjo vlen edhe për familjarët e tyre”, thuhet në reagimin e federatës zvicerane.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









