Lajme
FBI kryen kontroll në shtëpinë e presidentit Biden
Një kontroll në shtëpinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Rehoboth të Delaware është kryer nga Byroja Federale e Hetimit, si pjesë e hetimit për dokumente të klasifikuara.
Disa prej këtyre dokumenteve janë gjetur më herët në shtëpinë dhe zyrën e përdorur nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Avokati i Biden bën me dije se ky kontroll ishte rutine dhe kishte mbështetjen e plotë të presidentit, për këtë arsye nuk u nevojit as paraqitja e një mandati kontrolli.
FBI ende nuk e ka komentuar ngjarjen, ndërkohë që hetimet për kërkimin e dokumenteve sekrete është zgjeruar pasi gjetjes së tyre në shtëpitë e ish-presidentit Trump dhe ish-zv.presidentit Pence.
Sipas avokatit Bob Bauer kontrolli u krye pa njoftim paraprak në interes të sigurisë operacionale dhe integritetit.
Më herët, presidenti Biden ka shprehur gatishmërinë se do të bashkëpunonte plotësisht për këtë hetim që mund të marrë përmasa më të mëdha.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












