Jeta në Zvicër
Favorizohen dënimet me gjoba në vend të atyre me burg
Në gjendjen ekzistuese, me mijëra shkelje të vogla të ligjeve federale shkaktojnë punë të tepërt për institucionet përkatëse
Ata që bëjnë shkelje të vogla të ndonjërit nga ligjet në nivel federal, në të ardhmen do të mund të dënohen me pagesë gjobe dhe jo me mbajtje burgu. Duke marrë një vendim të tillë me shumicë votash, Dhoma e Kantoneve (Senati) synon shkarkimin e dejtësisë nga barra e tepërt e vendimeve me vuajtje burgu.
Në të vërtetë, në gjendjen ekzistuese, me mijëra shkelje të vogla të ligjeve federale shkaktojnë punë të tepërt për institucionet përkatëse. Kantonet dhe komunat për këtë arsye janë orientuar kohëve të fundit më tepër nga shqiptimi i dënimeve me gjobë.
Gjobat duhet të shqiptohen drejtpërdrejt në vendin ku është kryer shkelja e ligjit, thuhet ne vendim. Si shembull merret rasti i peshkimit ilegal ose çrrenjosja e një fidani që është në mbrojtje të ligjit.
Një gjobë nuk mund të jetë më e lartë se 300 franga.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












