Sport
Faton Vukshinaj sonte kryqëzon dorezat me kampionin gjerman, Rigas
El Vulcano shqiptar, kryqëzon dorëzat sonte me Alexander Rigas, boksier gjerman me prejardhje greke, e që njëkohësisht është edhe Kampion i Gjermanisë në kategorinë super të mesme
Pas 14 muajve “Pauzë“, Faton „El Vulcano“ Vukshinaj ritktehet në ringun e boxit.
Edhe pse në kohë pamdemie, 14 muaj qe nga ndeshja e tij e fundit ku mposhti kundërshtarin në rundin e tretë, Fatoni i kaluar pothuajse gjatë gjithë kohën në palestër duke e pritur sfidën e radhës.
I cilësuar si një sportist mjaft perspektiv, El Vulcano shqiptar, kryqëzon dorëzat sonte me Alexander Rigas, boksier gjerman me prejardhje greke, e që njëkohësisht është edhe Kampion i Gjermanisë në kategorinë super të mesme.
29 Vjeçari, Vukshinaj, që gjatë pandemisë nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, shprehet mjaft optimist rreth përballjes me gjermanin Rigas.
„Ne 14 muajt e fundit kam kaluar cdo dite 8 orë në palestër, kështu që jam i gatshëm përballë çdo sfidë“ shprehet Faton Vukshinaj për Albinfo.ch, i cili edhe përkundër faktit që garon me një kundërshtar jo të kategorisë së tij, nuk e sheh si një pengesë.
Ndërkaq nga Kampi i Team Vukshinaj, shprehen mjaft optimistë për përballjen e sontme. Këtë ndeshje trajneri e njëkohësisht vëllai i Fatonit, Mërgimi, e sheh si një mundësi mjaft të mirë për promovim e që mund të shpie tek ndonjë ndeshje për titullin kampion të Evropës në kategorinë e mesme.
Faton “ El Vulcano” Vukshinaj, pas 60 luftërash në Thai dhe Kikboks, si dhe Boks olompik, së bashku me ekipin, vendosin të kalojnë në Boksin profesionist ku edhe debuton me fitore në vitin 2017. Tashmë nga13 ndeshje të zhvilluara, ka11 fitore e 2 barazime, përderisa sonte Vukshinaj tenton që në ndeshjen e tij të 14 në karrierë, ta përmbyllë me fitore.
Ndeshja e sontme zhvillohet në Boxclub Home of Champions-Ka, në Baden-Württemberg të Gjermanisë, dhe Transmetohet live në www.fight24.tv
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz












