E-Diaspora
Familja shqiptare afër dëbimit
Ai flet mirë gjermanisht, pasi kishte qenë edhe në vitet ’90. Por, gjithashtu edhe familja e tij është e integruar. Vajza merret me hendboll ndërsa dy djemtë mësojnë gjuhën gjermane
Edhe një familje shqiptare pritet të dëbohet nga Gjermania, pasi Kosova është në mesin e vendeve të sigurta.
Është kjo familja Sabedini që ishte larguar nga Kosova në vitin 2014, kurse tani i është refuzuar azili dhe deri në shkurt të vitit 2017 duhet të kthehet në vendlindje, ‘morgenweb.de’.
“Unë dhe gruaja ime vetëm që përgjithmonë të largoheshim nga vendlindja”, ka thënë kryefamiljari Fatmir Sabedini. Megjithatë, zyra e Emigracionit në Gjermani ka refuzuar kërkesën e familjes shqiptare për azil, përcjell albinfo.ch.
Ai flet mirë gjermanisht, pasi kishte qenë edhe në vitet ’90. Por, gjithashtu edhe familja e tij është e integruar. Vajza merret me hendboll, ndërsa dy djemtë mësojnë gjuhën gjermane.
Por, të gjitha këto janë të pavlefshme. Vendet ballkanike janë të sigurta, andaj ai së bashku me familjen duhet të kthehen.
Sabedini me mbiemër mysliman ka përdorur një pretekst se familja e tij është e rrezikuar në Kosovë, pasi ai është e krishterë, kurse ekstremizmi është përhapur në vendin e tij dhe ka frikë për familjen e tij.
Edhe këto nuk janë marrë për bazë dhe ai pritet të kthehet me ose pa dëshirë në Kosovë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










