CH-Ballkani
Familja hebreje dhuron libra në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Zonja Evi Levi - Falkof e realizoi dëshirën e babait të saj, z. Ari Falkof dhe vëllait z. Dan Oren Falkof, tani të dytë të ndjerë, që librat e bibliotekës familjare në Cyrih t`u dhurohen bibliotekave në Kosovë
Si çdo vit, edhe këtë vit Shoqata Dora e Vendlindjes (DEV) grumbulloi libra për Kosovën. Kësaj radhe u tubuan 1111 Libra, një numër ky simbolik për përvjetorin e 11-të të shtetit t të Kosovës.
Zonja Evi Levi – Falkof me këtë rast e realizoi dëshirën e babait të saj, z. Ari Falkof dhe vëllait z. Dan Oren Falkof, tani të dytë të ndjerë, që librat e bibliotekës familjare në Cyrih t`u dhurohen bibliotekave në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Arie dhe Chana Falkof
Nga familja Falkof u dhuruan rreth 750 libra. Pjesa tjetr e librave u tubuan nga familjet: F.Krasniqi, L.Gacaferi dhe ajo B.Rexha. E bija e Arie Falkofit z.Eva Levi Falkof tha se librat u dhuruan në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për ndihmën që ka dhënë populli shqiptar për hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore.
Dan Oren Falkof (me kapele të kuqe në dorë) me miq shqiptarë në Jerusalem
Po ashtu kjo u realizua edhe në shenjë të miqësisë në vazhdimësi të kësaj familjeje me disa familje shqiptare në Cyrih të Zvicrës.
Transportin e realizoi me një çmim të asyeshëm Firma Abedini transport.
Në emër të DEV, Br.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi

















