Kosova
Falë mbështetjes së Zvicrës, u krijuan rreth 1,200 vende pune në Kosovë

Për vite me radhë Zvicra vazhdon të mbështesë rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Falë mbështetjes së Zvicrës ndaj sektorit privat, janë krijuar rreth 1,200 vende pune në sektorin e Ushqimit dhe Përbërësve Natyralë dhe Turizmit.
“Jemi krenarë që gjenerojmë mundësi punësimi për qytetarët e Kosovës, përfshirë gratë dhe pjesëtarët e komuniteteve joshumicë”, thuhet në një postim të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë.
Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë vizitoi dy partnerë të PPSE Program Swisscontact që kanë nisur të kultivojnë bimë mjekësore aromatike. Ndërmarrja sociale #Streha u ndihmon pjesëtarëve të cenueshëm të shoqërisë të kenë një proces të qetë të rehabilitimit dhe rikthim në jetën aktive. Fermeri Ismailj Butiq në Livaxhë, bashkë me familjen e tij punojnë pa ndalur për ta zgjeruar aktivitetin e tyre bujqësor me kultura të reja organike. Zgjerimi i kultivimit organik të bimëve mjekësore aromatike krijon mundësi ekonomike, sidomos për komunitetet pakicë dhe grupet e përjashtuara nga shoqëria. Ndalesa e radhës ishte në parkun mesjetar Srednjovekovni tematski park Ordo Draconis, që është atraksioni më i ri turistik në Graçanicë, ku vizitorët mund të përjetojnë aktivitete argëtuese, si gjuajtje me hark e shigjeta ose shtiza, të pinë diçka në një ambient sikurse në mesjetë dhe të marrin ndonjë suvenir. Këto aktivitete janë mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes fondit për gjithëpërfshirje sociale të PPSE-së, që është një instrument për të mbështetur krijimin e punësimit në sektorin privat për komunitetet, minoritet dhe grupet shoqërore të përjashtuara, me fokus të posaçëm tek gjithëpërfshirja e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri