Kosova
Fakulteti i Edukimit Fizik, marrëveshje me Shoqatën e Miqësisë Franko-Shqiptare
Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare me seli në Annemasse të Francës, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit në kuadrin e Universitetit të Prishtinës. Marrëveshja, në emrin e shoqatës së përmendur është nënshkruar nga kryetari i saj, Tahir Shabani ndërsa në emrin e Fakultetit, nga dekani i tij, Dr. Musa Selimi, njofton z. Shabani për albinfo.ch.
Kjo marrëveshje mundëson veç tjerash vizitat dhe këmbimin e studentëve të dy vendeve. Në këtë kontekst ajo ka shumë rëndësi sidomos për studentët kosovarë, të cilët fitojnë në këtë mënyrë rastin për të vizituar Francën ku do të përfitojnë nga përvoja e fakulteteve të atjeshme të edukimit fizik. Veç studentëve, edhe kuadrit arsimor i këtij fakulteti do t`i mundësohet
Dekani i FEFS të Prishtinës ka falënderuar z. Shabani për punën me vlerë që po bën për të vendosur dhe forcuar lidhjet mes Kosovës, Francës po edhe Zvicrës (kryesisht Gjenevës), ku shoqata që drejton ai, është po ashtu aktive.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










