Autotech
Facebooku u mundëson reklamuesve të bëjnë diskriminime
Facebook ka ndalur përkohësisht një sistem që u mundësonte reklamuesve të zgjedhin etninë dhe grupet e caktuara të minoriteteve për të parë reklamat e tyre.
Rrjeti social ka thënë se do të hetojë se si ishte përdorur kjo veçori nga reklamuesit.
Organizata “ProPublica” zbuloi se sistemi mund të abuzohej duke bërë postuar reklama diskriminuese në këtë rrjet social.
Facebook ka thënë se është duke shikuar mundësinë që të ndryshojë sistemin ashtu që të mos mund të përdoret “në mënyrë të papërshtatshme”.
Vitin e shkuar “ProPublica” zbuloi se ishte e mundshme diskriminimi etnik përmes reklamave, shkruan BBC. Tani kjo organizatë ka treguar se reklamat ishin të caktuara për:
Afrikano-amerikanët
Çifutë
Latinë
Të interesuar në islam
Etni tjera apo grupe minoriteti
Të gjitha reklamat ishin aprovuar nga rrjeti më i madh social, transmeton Albinfo.ch.
Kompania tani ka njoftuar se ka ndalur përkohësisht këtë opsion për të parë gjithçka në detaje dhe për të shmangur çdo shkelje që mund të jetë bërë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













