Autotech
Facebook po teston kodimin e thirrjeve sekrete audio dhe video
Si mënyrë për të rritur privatësinë në aplikacion
Facebook është shpesh objektivi i shqetësimeve të privatësisë.
Në fillim të këtij viti, kompania u zbulua se paguan njerëzit deri në 20 dollarë në muaj në këmbim të fitimit të qasjes gjithëpërfshirëse në telefonat e tyre.
Si pasojë, në muajt e fundit, kompania ka filluar të ndërmarrë hapa drejt sigurimit të një mjedisi më privat në platformë.
Dhe sipas hulumtueses së aplikacioneve Jane Manchun Wong, Facebook tani ka filluar të testojë një veçori tjetër të drejtuar drejt privatësisë.
Aktualisht, mënyra e bisedave sekrete të vendosura brenda Facebook Messenger kodon vetëm mesazhe me tekst dhe nuk mbështet të njëjtën gjë për thirrjet audio ose video.
Karakteristikat e tjera të pambështetura janë mesazhet në grup, GIF dhe pagesat online.
Por tani, sipas Wong, Facebook ka filluar të testojë kriptimin për thirrjet audio dhe video në bisedat sekrete, shkruan Telegrafi.
Testimi i thirrjeve audio dhe video të koduara në Facebook në këtë mënyrë të veçantë nuk nënkupton që thirrjet e rregullta audio dhe video përmes platformës do të jenë gjithashtu të koduara, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











